Të shtënat në lokalin në Shëngjin, kush janë 3 autorët e plagosjes së dyfishtë
Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, ku mbetën të plagosur shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues ne Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
Përmes një komunikate për media uniformat blu bëjnë me dije se dy të rinjtë janë plagosur me armë pas një konflikti të çastit me tre persona në local. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, të cilët janë shtetasit Kristian Curri, Bledar Curri dhe Frajd Curri.