Të shtënat me armë zjarri në Brataj të Selenicës, policia zbardh ngjarjen: 53-vjeçari i dehur qëlloi në ajër

Në fshatin Brataj të Selenicës, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.