Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, Kosovë.
Raportohet se pronari i një furre ka vrarë një punëtore grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas vrasjes së rëndë që tronditi qytetin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri. Policia është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ