Të shtëna me armë zjarri në Tale të Lezhës, plagoset 1 person. Policia identifikon autorin

Të shtëna më armë zjarri janë raportuar në Lezhë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Tales, pranë një lokali.

Sipas burimeve, raportohet se ngjarja është regjistruar për shkak të një konflikti të çastit.

Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e detaje, burimet thonë se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për ta arrestuar.