Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e sotme, ku dy persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri. Krimi i dyfishtë raportohet se ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ndërsa autorët janë në arrati.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke grumbulluar prova dhe dëshmitë e mundshme nga banorët e zonës. Identiteti i viktimave dhe arsyet e mundshme të krimit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa forca të shumta policie po kontrollojnë zonën për të lokalizuar autorët e ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ