Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ja kush ishte shënjestra

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti janë regjistruar pak para disa minutash në Shkodër. Burime bëjnë me dije për Replikë se persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar drejt shtetasit Sel Brahimit i cili ka mbetur i plagosur. Ai ndodhej në një mjet tip “Citroen” në momentin që është qëlluar. Gjithashtu mësohet se Brahimi ishte pronar i një picerie.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabije” në hyrje të qytetit.

 

Vijon…