VIDEO/ Masakër në Shkodër, përplasen bandat kriminale, ekzekutohet Hamza Lici, në gjendje të rëndë djali i ish deputetit (DETAJE NGA VENDNGJARJA)

Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë kanë mbetur nga të shtëna me armë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në rrethotullimin e 5 Heronjve në zonën e Dobraçit.

Viktima nga atentati është konfirmuar, Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit i shumëkërkuar për vrasje. Ndërsa Arlindi Bushati, një nga të plagosurit rëndë është djali i ish deputetit Xhemal Bushati.

Forca të shumta policie dhe pesë autoambulanca kanë shkuar menjëherë në Dobraç, por fatkeqësisht bilanci i këtij atentati është tragjik. Zona ku janë regjistruar të shtënat njihet si zonë nën kontrollin e fisit Bajri, kurse personat që kanë rënë viktimë, fisi Lici, janë në hasmëri me ta.

Makina që ndodhet jashtë rruge, dukshëm pasi ka humbur kontrollin nga breshëria e plumbave, është me targa të huaja. Xhami i pasëm dhe ata të dyerve anësore janë komplet thyer.

Policia ka ngritur grupin e punës për të zbardhur edhe arsyet e kësaj ngjarjeje.

DETAJE NGA NGJARJA

Masakra në Shkodër, një nga të plagosurit Arlind Bushati/ 3 javë më parë denoncoi kërcënimin me armë zjarri në mes të pedonales

Ishte në makinë me Licin, djali i Bushatit plumb në kokë! Si i ndoqën atentatorët dhe hapën zjarr! Çifti fatkeq në “vendin e gabuar”

Kush është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për Bashkinë që mbeti i plagosur në Shkodër

SKEDA/ Konfliktet me Bajrat dhe Bilalët, kalvari i gjatë me 11 të vrarë i familjes Lici, të fortët’ e Shkodrës!

Zbardhet dinamika e masakrës në Shkodër/ Si ndodhi përplasja mes grupeve në Dobraç

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)