Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, 3 të plagosur


Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmin është konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.