Të shtëna me armë zjarri në Ohio! Humb jetën një person, plagosen dhjetëra të tjerë


Të shtënat me armë zjarri në Ohio, të SHBA-së, i kanë marrë jetën një 27-vjeçari dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Departamentit të Policisë Akron raportoi se autoritetet kanë marrë një njoftim për të shtëna me armë, pak pas mesnate.

“Oficerët u dërguan menjëherë dhe u përgjigjën në zone. Menjëherë pas mbërritjes së atyre thirrjeve, qendra e thirrjeve mori njoftime nga spitalet lokale se shumë persona po vinin në departamentet e urgjencës me plagë nga armë zjarri”, deklaruan ata.

Të paktën 25 persona mbetën të plagosur, ndërkohë që po marrin trajmie nëpër spitalet në afërsi të zonës.