Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në fshatin Halilaj.
Burime bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, plumbat kanë prekur ambjentet e jashtme të lokalit pranë rrugës Krujë- Fushë Krujë.
Menjëherë ne vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Krujës dhe po hetojnë ngjarjen. Ndërkaq nga informacionet paraprake rezulton se jane gjetur plumba pranë lokalit, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Policia po ushtron kontrolle, ndërsa jane sekuestruar kamerat e sigurisë .
Vijon…
Regjistrohu në buletinin tonë informativ