Të shtëna me armë zjarri në Krujë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Krujë. Sipas policisë shtetasi V.M., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.G. 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon….