Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, gjendet gëzhoja në kërkim autorët
Të shtëna me armë zjarri në Kamëz.
Gjithça ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave. Njëri ka ikur me makinë, ndërkaq tjetri e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me armë.
Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Asnjëri nuk është kapur ende, teksa po verifikohen disa kamera sigurie në zonë
Arma që është përdour nuk dihet ende, ndërsa gëzhoja është dërguar për tu ekzaminuar dhe për tu zbuluar lloji i armës që ka përdorur autori.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.