Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, dyshohet për një konflikt! Policia në kërkim të një makine
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kamzës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, në sallën operative të policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë që ka njoftuar për një konflikt, gjatë të cilit ka pasur edhe të shtëna me armë. Konflikti ka ndodhur në rrugën OSBE, ndërsa qytetarët kanë raportuar për të shtëna, por ende nuk është verifikuar nëse janë përdorur armë zjarri.
Policia ka rrethuar një automjet të cilit i është dëmtuar xhami i parë, duke filluar verifikimet për të përcaktuar nëse dëmtimi është shkaktuar nga plumbi ose nga sende të tjera. Përveç kësaj, autoritetet janë në kërkim të një makine të dytë, një tip ML ngjyrë të bardhë, e cila dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e raportuar.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.