Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, vëllai qëllon vëllain dhe shokun e tij! Ja si ndodhi sherri

Një sherr për çështje pronësie ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në fshatin Fierseman të Divjakës, mbrëmjen e së hënës,

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasit Zarif Konja 58 vjeç, dhe A.G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte vëllanë e Zarifit, shtetasin Sh.K., 50 vjeç. Pas konfliktit fizik, Sh.K. ka reaguar duke qëlluar me një armë gjahu që e posedonte me leje.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të plagosur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Të tre personat janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje. Autoritetet po verifikojnë edhe statusin e armës së përdorur dhe nëse është respektuar ligji në mbajtjen dhe përdorimin e saj.