Të shtëna me armë pranë vendit ku ndodhej Donald Trump

Të shtëna me armë zjarri ndodhën këtë të diel në West Palm Beach të Floridas, në afërsi të vendit ku po qëndronte Donald Trump. Ish-presidenti ndodhej në qendrën e tij të golfit, kur u dëgjuan disa të shtëna. Ekipi i kandidatit republikan tha se ish-presidenti ishte i sigurt.

“Presidenti Trump është i sigurt, pas të shtënave që ndodhën në afërsi të tij. Për momentin nuk mund të japim më shumë detaje”, tha zëdhënësi i fushatës, Steven Cheung në një deklaratë për mediat pa dhënë detaje të tjera.

 

Reuters, duke cituar dy burime të ndryshme raporton se të shtënat ndodhën jashtë rrethimit të qendrës, pak para orës 14:00 me orën lokale.

Teksa Shërbimi Sekret tha se po hetonte ngjarjen, djali i Trump, Donald Trump Jr. citoi agjenci ligjzbatuese lokale sipas së cilave në shkurre ishte zbuluar një armë automatike AK-47 dhe se kishin ndaluar një person si të dyshuar.

Megjithatë, për momentin e gjithë kjo ngjarje nuk është ende e qartë.

Më 13 Korrik, Donald Trump mbeti i plagosur në një atentat në Pensilvani, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 5 Nëntorit, ku ai do të përballet me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris.

Atentati i parë ndaj një ish-presidenti në SHBA apo kandidati presidencial në më shumë se 4 dekada, ishte një gabim i dukshëm sigurie që e detyroi Kimberly Cheatle të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Shërbimit Sekret.

Trump mori plagë në veshin e djathtë nga ngjarja e 13 korrikut. Ndërsa autori i ngjarjes, 20-vjeçari Thomas Crooks, u ekzekutua me snajper nga Shërbimi Sekret.

Check Also

Agjencia europiane për klimën: 2024 mund të jetë viti më i nxehtë në histori

Për të dytin vit me radhë, Toka do të jetë me siguri më e nxehtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *