Të shtëna me ar*më në Vlorë/ Konfliktohen të rinjtë. Mungesa e energjisë elektrike “ngrin” veprimet hetimore

Pas një konflikti mes disa të rinjsh në Vlorë, debati agravon në përdorimin e armës së zjarrit.

Raportohet se një shtetas pas një debati virtual ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një herë, dyshohet se në ajër.

Më pas janë larguar duke përfituar edhe nga errësira. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” rreth orës 18.30.

Pas raportimit në polici, kjo e fundit ka nisur punën për certifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë. Nuk raportohet për persona të lënduar.