Të shtëna armë zjarri në SHBA, vriten tre të rinjtë, katër autorët e dyshuar në pranga

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna me armë zjarri në shtetin amerikan të Virginias. Sipas raporteve të CNN, ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në zonën Olde Greenwich Circle.

Viktimat janë të rinj, dy 18-vjeçarë dhe një 20-vjeçar. Pas shpërthimit të të shtënave, tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalet e zonës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Autorët e dyshuar janë katër adoleshentë, dy 16-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të cilët janë arrestuar nga autoritetet. Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.