“Të ruajta 18 vite…”/ Alketa Vejsiu bën publike vajzën e saj, e uron për ditëlindje: Je më shumë seç kisha ëndërruar
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka bërë një urim të veçantë për vajzën e saj Nikol me rastin e 18-vjetorit të lindjes. Për herë të parë, Alketa ka publikuar një sërë fotosh të rralla nga momentet më të bukura të jetës së vajzës, përfshirë imazhe nga fëmijëria e Nikol.
Në një postim të emocionuar, Alketa ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për dhuratën më të madhe që ka marrë ndonjëherë – ardhjen në jetë të vajzës së saj. Ajo ka ndarë me ndjekësit ndjenjat e saj të thella dhe emocionet që i ka përjetuar në ato momente të paharrueshme kur mban mend të ishte vetëm 22 vjeç dhe jetonte çdo sekondë të jetës për të pritur ardhjen e Nikol.
“Je më shumë se ç’kisha ëndërruar. Je jo vetëm vajza ime, por shoqja dhe motra ime më e mirë. Niki Nelo, ditën para se të lindje, kam shkruar një faqe ditari. E di që do bësh një jetë të mrekullueshme, mbaj gjithmonë dëshirën për dije dhe bëhu një njeri i mirë,” shkruan Alketa, duke i dhënë vajzës këshilla të mrekullueshme dhe të ndjera.
Në këtë postim emocionues, Alketa ka shfrytëzuar mundësinë për të ndarë me publikun dashurinë dhe krenarinë që ndjen për të bijën, e cila ka kaluar çdo pritshmëri që ajo kishte për të.
Postimi i plotë:
Te ruajta 18 vjet nga syte e botes! Sot qe ti ben 18 vjec, une zoteroj dhuraten dhe shperblimin me te madh te jetes. Isha 22, por kam jatuar cdo sekonde te jetes time deri sa erdhe ne jete, si nje bekim❤️ Durova 18 vjet dhe pikerisht ne 18 vjetor ti profilin e bere privat 🙈 Me sfidove; dhe bere shume mire!
Nuk e ke idene sa te dua o zemra ime❤️ Cdo njeri qe ka sjelle ne jete nje jete e di… Zoti te te mbroje nga cdo sy 🧿, dhe ti shekullofsh e shkelqefsh.
Beso tek dashuria e atyre qe te kane te shtrenjte dhe dua gjithe jeten qe te te shoh ;
❤️Me dy syte blu qe shkelqejne nga dashuria!
❤️Duaji Prinderit pa kushte!
❤️Mos harro; Dija eshte Fuqi!
❤️Jeto e lire! Ska gje me te bukur se liria!
❤️Beje te madhe boten tende: eksploro, udheto, fryemezohu, pasuro shpirtin tend.❤️Behu edhe me e mire se ata qe te krijuan dhe merr me te miren e tyre.Cdo defekt, persose ne jeten tende!
❤️Mos harro; je vajza me e bukur dhe me e mecur per ne familjen tende. Kaq mjafton!
❤️ Dhe duaje vellain shume!
❤️ Aty ku në zemrat humane te dobeta ( nel cuore dei deboli) bie shi, ti lind nje diell! Sic te ka mesuar familja jote! Je me shume sec kisha menduar dhe enderruar e imagjinuar per vajzen time; isha vete gati femije kur erdhe ne jeten time.
Pervec njeriut me zemer te madhe si hene floriri, dua deshiren dhe etjen tende per dije. Mos rresht kurre se mesuari. Fuqia e vetme eshte dija.
Niki Nelo, diten para se te lindje kam shkruar nje faqe ditari. Je me shume se c’kisha enderruar❤️ Jo vetem vajza por Motra dhe Shoqja ime me e mire🙏🏻 Te duam❤️❤️❤️