Të qeshur dhe të qetë, momenti kur babë e bijë nga Palestina, Fadi dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri

Fadi Alwan është autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçares Rayyan Alwan në një apartament me qira në rrugën “Gjon Muzaka”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, kur shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës. Gjatë hetimeve paraprake, u konstatua se ajo kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Babë e bijë nga Palestina mbërritën në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit më 19 shkurt.

Duke iu referuar asaj që pohon pronarja e banesës, ata flisnin gjuhë gjermane, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme. Pronarja e banesës i ka kërkuar kartën ID, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kemi.

Më pas pronarja ka ardhur sërish por nuk e kanë hapur derën. Pasi policia është futur, dhoma ka qënë e boshatisur. Dyshohet se bashkëshorti i saj i ka marrë të gjitha dokumentet edhe të viktimës. Policia ende nuk e di me saktësi se kur ka qënë dita kur shtetësja Gjermane është vrarë, por dyshimet e para flasin për një grindje mes çiftit që ka çuar më pas në vrasjen e 24-vjeçares.

Për policinë ky është autori i dyshuar.  Aktualisht shoqëruesi i viktimës, është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria. Sipas pronarëve të banesës, çifti, babë e bijë ka marë me qëra ditore shtëpinë në datën 19 shkurt dhe se gruaja ka qënë e mbuluar.