Të prekur dhe të trishtuar nga vdekja e presidentit Raisi, liderët botërorë bëjnë reagimet e tyre: Do mbajmë zi…

Liderët ndërkombëtarë kanë filluar të bëjnë reagimet e tyre për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi.

Kryeministri indian Narendra Modi ka postuar në X duke thënë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga vdekja tragjike” e Presidentit Raisi dhe kombi i tij “qëndron me Iranin” gjatë kësaj “kohe pikëllimi”.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka thënë se vdekja e Raisit është një “humbje e tmerrshme” dhe kombi i tij do të mbajë një ditë zie.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan thotë se vendi i tij qëndron me Iranin gjatë kësaj kohe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ndërsa Presidenti Nicolás Maduro i Venezuelës e ka vlerësuar Presidentin Raisi si një mik të pakushtëzuar dhe një udhëheqës të jashtëzakonshëm.