Të plagosurit rëndë nga tragjedia në Koçan transferohen për mjekim në Turqi, Greqi, Bullgari dhe Serbi

Pesë pacientë me lëndime të rënda pas zjarrit në diskotekën “Pulse” të Koçanit po transportohen për mjekim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga “Shën Naum Ohri” dhe tre nga Klinika për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intenziv dhe Qendra Emergjente (KARIL), njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Tre pacientë nga “KARIL” dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit (GOB) “8 Shtatori” do të dërgohen në Turqi për mjekim me avion.

Gjithashtu, tre pacientë nga “KARIL” janë transportuar në Greqi me autoambulancë.

Pesë pacientë të tjerë do të transportohen në Bullgari dhe pesë në Serbi me ambulancë. / TS