Të përfshirë në trafik droge dhe pjesë të grupeve kriminale, ekstradohen në Itali tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë, të cilët rezultojnë të përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve dhe në struktura kriminale, janë ekstraduar drejt Italisë, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Të ekstraduarit janë:

-Albert Koni, 51 vjeç – Gjykata e Torinos e ka dënuar me rreth 4 vite e gjysmë burg për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në vitin 2017, ai ka shitur kokainë në ambientet publike në zonat Arona dhe Novara.

-R. A., 21 vjeç – I kërkuar nga Gjykata e Milanos, ku në vitin 2024 është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për “Trafikim të lëndëve narkotike”, në kuadër të një organizate kriminale. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha droge në Milano gjatë viteve 2022-2024.

-A. F., 39 vjeç – Kërkohej nga Gjykata e Gjenovës për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, vepra të kryera në kuadër të një grupi kriminal në operacionin “COOK 2020” të policisë italiane.