Një muaj më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në Gjermani. Atëkohë, ai paralajmëroi se do të merrte pjesë në kongresin e CDU. Ndërsa pas mbërritjes, publikoi pamje nga Kongresi.
Në kthim, mbajti edhe një konferencë për shtyp me gazetarët, ku tregoi mbi takimet dhe bisëdat e bëra me gjermanët. Po ashtu, trumbetoi edhe takimin special me kandidatin për kancelar atje, Friedrich Merz. Këto shtrëngome duarsh, lideri demokrat i konsideroi si një “klithmë” drejt fitores së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.
Pjesëmarrja në kongresin e CDU, do të ishte edhe dalja e parë jashtë vendit për të, pas 1 viti nën masën e arrestit shtëpiak.
Por mesa duket, në këtë vizitë, janë mbajtur edhe sekrete. Burime koefidenciale për Replikë, bëjnë me dije se kreu i PD nuk ka takuar vetëm ata që ka përshfaqur, por një tjetër takim, që në fakt është edhe arsyeja se përse ka shkuar atje.
Por kush ishte ky personazh që takoi Sali Berisha në Berlin? Dhe çfarë u diskutua mes tyre?
Vijon…