Të papritura në Big Brother VIP! Laerti dhe Gjesti shkëmbejnë një puthje në buzë

Shtëpia e Big Brother VIP ka kaluar një ditë të mbushur me humor dhe pozitivitet, falë shpërblimit të Rozana Radit nga sfida e “Ninxhave të Natës”. Si pjesë e lojës, banorët u detyruan të bindeshin ndaj çdo urdhri të saj, duke sjellë skena argëtuese dhe të papritura.

Një nga sfidat më gazmore ishte detyra që meshkujt të visheshin si gra dhe t’u shërbenin banoreve, duke krijuar një atmosferë të këndshme mes tyre. Por surprizat nuk përfunduan këtu.

Gjatë një sfilate dhe interviste të improvizuar, Laerti dhe Gjesti shkëmbyen një puthje në buzë, duke surprizuar dhe njëkohësisht argëtuar banorët e tjerë. Ky moment ka shkaktuar të qeshura dhe reagime të ndryshme brenda shtëpisë, duke u bërë një nga skenat më të komentuara të ditës.