Të paktën pesë persona, përfshirë dhe dy roje sigurie, janë qëlluar për vdekje pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore.
- 14 December, 2024
Të paktën pesë persona, përfshirë dhe dy roje sigurie, janë qëlluar për vdekje pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mwsohet se ngjarja ka ndodhur pranë plazhit të Loon Plage, pranë Dunkirkut. Policia në Francën veriore tha se një burrë u dorëzua të shtunën pasi pretendoi se vrau pesë persona në rajonin e Dunkirkut.
Daily Mail Pesë të vdekur raporton se autoritetet konfirmuan se dy roje sigurie dhe dy emigrantë u vranë në vendngjarje, ndërsa një person i pestë u vra në Wormhout, rreth pesë kilometra në jug të Kanalit Anglez.
Sipas le parisien, autori i dyshuar është 22 vjeç dhe ka lindur në Dunkirk. Ai nuk është i njohur për policinë, ndërsa në makinë i janë gjetur katër armë.
Emigrantët thuhet se janë me origjinë kurde dhe se kanë vdekur nga plagët me armë zjarri pranë një rafinerie nafte.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ