Ligjvënësi i PS-së, Pandeli Majko i ka bërë “leksione” opozitës duke i quajtur “të paedukatë dhe me sjellje të keqe”.
Gjatë përplasjeve në Kuvend për projekligjin për faljen e gjobave të propozuar nga PS, Majko u tregoi deputetëve të PD-së se si të bëjnë opozitë.
Ai u shpreh se nga Veriu në Jug njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës, jo nga mënyra e të ulëriturës.
Pandeli Majko: Projektligjet me procedurë të përshpejtuar njoftohen në seancë, nuk është e shkruar gjëkundi se duhet të vendosen në tavolinë. Kam kaluar eksperiencën edhe në opozitë, nëse do të ishte pr.ligj për blerjen e shitje e kushedi keni të drejtë të flisni.
Por ne po flasim për falje gjobash, e keni barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë me të bërit opozitë. Të fyesh nuk është opozitë, por është paedukatë. Ju mendoni se do ju vlerësojnë si partizanë të së drejtës, në veri dhe Jug njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës, jo nga mënyra e të ulëriturës.