I nxehti ekstrem “mposht” historinë! Akropoli i Athinës mbyllet përkohësisht

Autoritetet greke kanë marrë masa urgjente përballë temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin, duke mbyllur përkohësisht Akropolin e Athinës – një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët.

Vendimi vjen si masë mbrojtëse ndaj rritjes ekstreme të temperaturave që parashikohet të arrijnë deri në 43°C. Mbyllja synon të mbrojë shëndetin e vizitorëve dhe punonjësve në zonat arkeologjike.

Sipas mediave ndërkombëtare, përveç Akropolit, janë ndërmarrë edhe masa të tjera parandaluese, përfshirë ndërprerjen e detyrueshme të punës në disa rajone më të prekura nga vala e të nxehtit, si në Greqinë qendrore dhe në disa ishuj.