“Të nisë transparenca nga unë”, Basha sfidon Berishën: Voto vetingun në politikë të tregojmë kush është peng e kush jo

Lulizm Basha ka sfiduar Sali Berishën, duke i kërkuar që të votojë vetingun për politikanët, për të parë më pas sipas tij, se kush është peng dhe kush jo.

Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre”.

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.

Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën”, shprehet Basha në një reagim në Twitter.

0e41db54 355f 4b93 A988 9449f988995c