Të nderuar miq të medias!/ Sot zhvillohet ceremonia e prezantimit të flotës së re të automjeteve të sistemit penitenciar

Të nderuar miq të medias!

Kam kënaqësinë t’ju ftoj në ceremoninë e prezantimit të flotës së re të automjeteve të sistemit penitenciar!
Ceremonia do të zhvillohet ditën e premte, datë 24.11.2023, në orën 10:30, “Sheshi Italia”.

Në këtë event madhor të organizuar nga Ministria e Drejtësisë do të jenë të pranishëm, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, deputetë të ndryshëm, ambasadorë, dhe përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Jeni të lutur që për efekt organizimi, të më kontaktoni kur të jeni të pranishëm para fillimit të eventit.

Ju mirëpresim!