“Të mos kemi frikë nga qytetarët tanë” – Ambasada e SHBA publikon mesazhin e zv.presidentit amerikan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh të fortë nga zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance, vetëm gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Vance nënvizon rëndësinë e respektimit të zërit të qytetarëve dhe të mendimeve të ndryshme brenda një demokracie funksionale.
“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre,” thekson ai në deklaratën e publikuar nga ambasada.