“Të mos bëjë rolin e gjykatësit”, Rama replikon në distancë me Ahmetajn: Gjërat do ishin më keq

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë u pyet ndër të tjera edhe për raportin me ish-zëvendësin e tij Arben Ahmetaj.

Pak ditë më parë Ahmetaj u shpreh se nuk ka nevojë për mbrojtjen e Ramës për aferën me inceneratorët dhe tha se:“kryeministri bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personale, por unë ia jap si sugjerim, të mos bëjë rolin e gjykatësit”.

Ndërsa Rama tha sot se: Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit“.