“Të lutem nuk jam mirë”, nëna del nga Policia e Durrësit me 3-vjeçarin në krah
Nëna e Amarit, Ille Gjuni del nga policia e Durrësit dhe falenderon Policinë e Shtetit që i ktheu djalin shëndoshë e mirë. Ajo falenderon edhe mediat që i pati në krah të saj gjatë këtyre ditëve të vështira për të.
“Shumë faleminderit policisë dhe mediave”, tha gruaja.
E pyetur nëse do t’i lejojë gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, Ile Gjuni nuk dha një përgjigje.
“E di prokuroria, e di gjykata!”, tha ajo.
3-vjeçari ishte zhdukur prej disa ditësh, pasi kishte shkuar te gjyshërit. Pas takimit të përjavshëm, prindërit e babait të vogëlushit, i cili ka ndërruar jetë në aksident, refuzuan ta kthenin të miturin.
Ndërkohë, gjyshi i të miturit refuzoi të fliste pasi u arrestua nga policia.
“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura.
Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”, ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë.