“Të kujdesemi për fëmijët tonë, sa nuk është vonë”/ Vdekja e Martin Canit, reagon kryetarja e Agjensisë së Mbrojtjes së Fëmijës, Alma Tandili

Për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Canit ka reaguar edhe kryetarja e Agjensisë së Mbrojtjes së Fëmijës, Alma Tandili. Ajo shprehet se të gjithë prinderit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre para se të jetë tepër vonë dhe për të shmangur të tilla ngjarje. Sipas saj pjesëmarrja e prindërve në mbledhjet e bordit të shkollës duhet të jetë e detyrueshme.

Gjithashtu Tandili shprehet se deri më sot djemtë njihen si më problematikët, por edhe vajzat janë nje këmbanë alarmi, të cilat për shkak të një forme të mirë edukimi, përdorin gjuhë urrejtje, bullizimi duke nxitur dhunë mes njëra-tjetrës, por edhe tek djemtë duke i provokuar deri në konflikte të rënda, të cilat bëhen shkas për vepra të rënda penale.

Në të gjithë rrugëtimin tim plot sfida edhe pse puna ime dhe e kolegëve të mi është e pashtershme , kohë pa kohë, orar pa orar , por të zotuar për ta bërë këtë punë me shumë empati , seriozitet, pasion dhe me një përgjegjshmëri maksimale ngjarje të tilla na shokojnë dhe kjo na tregon se shoqëria jonë është në një krizë të thellë identiteti!

Duhet të jetë në kulturën dhe ndërgjegjen e çdo antari të kësaj shoqërie edukimi qytetar për të reaguar menjëherë në situata të tilla emergjente, për të dhënë ndihmën e shpejtë si dhe për të raportuar çdo rast konflikti.

Pjesmarrja e prindërve duhet të jetë aktive dhe e detyrueshme në mbledhje kur organizohen nga bordet e shkollave pasi jo të gjithë përfshihen regullisht.

Shpesh fokusohemi tek djemtë duke i parë si më problematikët , por një këmbanë alarmi është edhe për vajzat të cilat nëpërmjet formave jo të mira edukuese përdorin një gjuhe urretje, bullizimi duke nxitur dhunën si mes njëra tjetrës ashtu edhe tek djemtë duke i provokuar deri në konflikte të rënda të cilat mund të bëhen shkas për vepra të rënda penale.

Ngacmimet mes adoleshenteve mund të shkaktojnë komplekse të mëdha inferioriteti për djemtë duke i ulur vetëbesimin, refuzimin deri në humbjen e maskilitetit për veten e tyre sepse në perceptimin e një adoleshenti refuzimi nga një shoqe merret si dështim dhe më pas shoqërohen me tallje nga vajzat deri në ofendim.

Nxitja e konflikteve mund të vijë edhe nga përdorimi apo konsumimi i lëndëve narkotike si pjesë të qënit trend apo në mode mes adoleshentëve sepse nëse nuk je pjesë e grupit ti rrezikon përjashtimin , bullizim , shantazhim deri në dhunë ekstreme.

Tregojuni vajzave se mënyra mé e mirë është edukimi për të patur sukses afatgjatë dhe jo edukimi i rrugës. Ku fatkeqësisht kemi raste ku vetë prindërit i promovojnë veté këto modele

Fëmijët kanë nevojë të dëgjohen nga prindërit, stafet psiko sociale dhe mësuesit por kanë detyrimin edhe ti respektojnë figurat e tyre.

Marredhënia prind – mësues-shkollé duhet të jetë i ndërtuar me në qendër fëmijën në interesin më të lartë të tij dhe jo duke bërë fajtor njëri – tjetrin.

Këshillat e nga sistemi i edukimit dhe prindërit duhet të jenë né harmoni me njëra tjetrën në mënyrë që fëmijët të kuptojnë se po kujdesen për edukimin e tyre.

Lërini çdo gjë që nuk ka vlerë dhe tregujoni atyre se ata janë gjithçka! Sepse prindërit jané të fundit që kanë Informacion se çfarë bën fëmija e tyre!

Çdo ditë raportohet për incidenca në shkolla dhe ato menaxhohen brenda institucioneve arsimore dhe në raste konflikti edhe me policinë e shtetit ku 80% e rasteve jané parandaluar nga 220 oficerë të sigurisë në shkolla. Por duhet të shtojmë më tepër kapacitete.

Është një sfide e madhe që kërkon angazhimin e çdo antari të kësaj shoqërie duke filluar me promovimin e vlerave njerëzore dhe edukimin sistematik në të gjitha nivelet e saj.

Programet televizive për fatin tonë të keq nuk filtrohen ashtu si duhet nga Ekepertët e Medias në Shqipëri.

Influenca e të forteve mbi të dobtin duke i promovuar si vlera po cënon identitetin e fëmijës , zhvillimin normal dhe moral të tij.

Por dinamikat në botën dixhitale të errët po i provokon dhe transformon fëmijët tanë në dy dimensione fëmija real dhe ai virtual

Kur prindërit përballen me dhimbjen dhe ngjarje të tilla nuk arrijnë ta besojnë se një krim i tillé është kryer nga fëmija e tyre sepse fëmijët kanë sjellje të dyfishta!

Të kujdesemi për fëmijët tanë sa nuk është vonë😭

#FëmijëtTëParët