“Të kërkoj falje për lotët e tua…” – Gjesti dhe Egli në një darkë intime, reflektime dhe ndjenja të forta
Një moment i ndjerë dhe plot emocione ka ndodhur mes Gjesti dhe Eglit gjatë një darke të organizuar për t’u sqaruar rreth marrëdhënies së tyre. Gjesti i kërkoi falje për gabimet e bëra dhe pranoi se nuk është i pastër, por theksoi se ka ndjerë një lidhje të veçantë me të.
“Të kërkoj falje për lotët e tua, kam pasur gabime. Nuk e lë veten të pastër,” – tha ai, duke shtuar se prania e Eglit i ka munguar në shtëpinë e Big Brother dhe se e ka konsideruar si një krah të fortë mbështetjeje.
Gjatë bisedës, Gjesti pranoi se nuk është një person që mendon shumë për pasojat, por që lidhjet e forta emocionale i përjeton me intensitet. Ai shprehu mirëkuptim për dëshirën e Eglit për të ndërtuar një të ardhme me një person serioz dhe të besueshëm, ndërsa e ftoi që të mos harrojë energjinë pozitive që kishin ndarë.
“Nuk mund të mohosh se jam kënaqur me ty, ka qenë energjia. Më shumë se kam qeshur me ty, nuk kam qeshur me askënd tjetër,” – u shpreh ai.
Në fund, Gjesti e falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë dhe pranoi se prezenca e saj ka qenë shumë e rëndësishme për të.