Të huajt investuan 1 miliardë Euro në Shqipëri brenda 9 muajve! Blenë 222 milionë euro prona
Banka e Shqipërisë thotë se biznesmenë dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri nga janari deri në shtator, më shumë se 1 miliardë euro, dhe afro 55% e totalit u përqendrua në pasuri të paluajtshme, në industrinë nxjerrëse dhe në aktivitetet financiare.
Pasuritë e paluajtshme, industria nxjerrëse dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit, kryesojnë listën e sektorëve ku janë përqendruar investimet e huaja më të mëdha.
Banka e Shqipërisë thotë se të huajit kanë investuar në vend nga janari deri në shtator, 1 miliardë e 88 milionë euro, dhe afro 55% e totalit u përqendrua në këto sektorë të ekonomisë.
Më konkretisht 222 milionë euro investime në pasuri të paluajtshme, 200 milionë euro në industrinë nxjerrëse dhe 166 milionë euro në aktivitetet financiare.