Të hënën para Gjykatës, Mario Përllesi rrëzikon deri në 17 vite burg për vrasjen e Martin Canit
Gjykata e Tiranës cakton datën 10 mars, ora 13:00, si ditën kur do të mbahet seanca për Mario Përlleshajn, të miturin që akuzohet për vrasjen e Martin Canit.
14-vjeçari gjendet në paraburgimin e Institutit të të Miturve në Kavajë, deri në një vendim përfundimtar.
Prokurorja e çështjes e rikualifikoi veprën penale, nga “vrasje me dashje” siç ishte referuar nga policia në “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” duke i rënduar pozitën përballë ligjit.
Ai mund të rrezikojë një dënim deri në 17 vite burg.
Të hënën e 18 nëntorit, Shqipëria u trondit nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u qëllua nga Përlleshi pas një konflikti mes tyre pranë shkollës Fan Nolin ë Tiranë.