Të hënën në SPAK? Ja si përgjigjet Berisha

Sali Berisha po fshihet pas batutave dhe nuk jep një përgjigje të prerë nëse do të paraiqtet të hënën, para oficëreve të policisë gjyqësore, në prokurorinë e posaçme, apo do të vend të kësaj, do të dalë para gazetarëve nga selia blu, sic e bëri zakon, këto dy javë, që është nën masë paraqitjeje, për dosjen “Partizani”.

“Gjithçka do të informoheni në vazhdim. Prisni, durim. Tani e le të drejtën këtu dhe u riktheve të e drejta jote.”

Mbetet të hënën për të zbuluar, nëse pasi u fsheh pas Kushtetutës, do e anashkalojë këtë moment, tashmë që procesi pavarsisht lojërave me avokatët, nuk u ndërpre.

Ndërkohë, jo vetëm në seli me deklarata kundër SPAK, ai ka ashërsuar dhe qëndrimet në Kuvend, duke shkaktuar kaos në cdo seancë.