Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z Bajram Begaj ka thirrur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Në një mbledhje që zgjati gati 3 orë ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama u diskutuan disa çështje me rëndësi kombëtare.
Disa nga temat e diskutuara në këtë mbledhje ishin procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumentave strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale ku kreu i shteti kërkoi që të trajtohen me prioritet.
Sipas njoftimit të Presidencës këto dokumenta nuk duhet të jenë thjeshtë dokumenta formalë, duhet të jenë të mirëbuxhetuara dhe sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumentave të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rrisin mirëqënien e qytetarëve, dhe sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtar të Republikës së Shqipërisë.