“Të gjithë mund të votojnë“, Çuçi: Edhe ID-të e skaduara do të jenë të vlefshme më 14 maj
- 27 April, 2023
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e miratuara sot në këshillin e ministrave.
Çuçi deklaroi se qeveria ka vendosur që të gjithë mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale.
“Vendosëm që të shtyjmë afatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë me 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar,- ka thënë ministri.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ