Të gjithë drejt kryeqytetit, Kombëtarja bën bashkë shqiptarët


Kanë mbetur vetëm pak orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë. “Air Albania” do jetë i tejmbushur me tifozë, me lojtarin e 12-të që synon të fitojë takimin e vet në tribuna.

Mes 22 mijë spektatorësh, me siguri se shumë nga ata do jenë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo nga kudo ku ka shqiptarë. Shqipëria kryeson grupin me 10 pikë të grumbulluara.

Në 5 ndeshje të luajtura deri më tani në këto kualifikuese, ekipi i Sylvinhos ka fituar 3 prej tyre, ndërsa numëron 1 barazim dhe 1 disfatë. Përveç takimit të sotëm, kuqezinjtë kanë përpara edhe dy ndeshje të tjera.