‘Të digjen të gjallë fëmijët nuk mund të arsyetohet asnjëherë’/ Dua Lipa thirrje për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza


Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë artistet që nënshkroi një letër të hapur duke i kërkuar presidentit Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza.

Ajo shpjegoi qëndrimin e saj politik në ‘Rolling Stone’ në shkurt dhe sot postoi një mesazh në Instagram për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm ndaj popullit palestinez nga Izraeli.

“Të digjen të gjallë fëmijët nuk mund të arsyetohet asnjëherë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin e Izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”, theksoi artistja shqiptare.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *