Të dalësh nga një BBV dhe të hysh tek tjetri është…”Ilnisa Agolli për Gjestin: Është fitues, nerva dhe logjikë të ftohtë
Në një live para “Prime”-it të Big Brother VIP 4 me Arbërin dhe Meridianin, moderatorja e njohur Ilnisa Agolli ndau mendimet e saj mbi lojën dhe konkurrentët e këtij sezoni, duke veçuar Gjestin si një nga lojtarët më të fortë për qetësinë dhe logjikën e tij të ftohtë.
“Nuk dua të tregoj agresivitet, por nuk është pyetje e thjeshtë për Big-un e tanishëm në këto momente. Big Brother-i i tanishëm është i mirë dhe ka përmbajtje. Amberi ishte një vajzë që më la shumë përshtypje, më erdhi keq që u largua.
Sa i përket Gjestit, nuk e kam njohur më parë, por të lësh një Big dhe të hysh në një tjetër, duke të ndryshuar jeta, duhet të kesh nerva shumë të forta dhe logjikë të ftohtë. Duhet të kesh durim perfekt.”
Komenti i saj tregon se Gjesti është një nga ata konkurrentë që ka potencial për të shkuar larg në këtë edicion të Big Brother VIP.