Pas Prime-it të mbrëmshëm, një bisedë e tensionuar mes Gjesti dhe Eglit ka sjellë një moment të papritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa Egli kërkonte qartësi për ndjenjat e tij, Gjesti e shokoi me deklaratën se nuk ndjen asgjë për të, pavarësisht se pak momente më parë kishte lënë të kuptohej ndryshe.
Në bisedën mes tyre, Gjesti i tha Eglit se ajo meriton dikë më të mirë dhe më të sjellshëm, duke e bërë të qartë se nuk e shihte veten në atë rol.
Biseda mes tyre:
Gjesti: Ti meriton një djalë më të mirë dhe më të sjellshëm se unë.
Egli: E ke vendosur që nuk je ti ai djali?
Gjesti: Nuk e kam vendosur, unë jam ky djali.
Egli: Nuk je ti ai që vendos se çfarë meritoj unë?
Gjesti: Betohem në Zot që nuk ndjej asgjë për ty.
Egli: Para 20 sekondash the që ndjen diçka, se po më bën të dukem si dikush tjetër këtu.
Gjesti: Asnjë ndjenjë nuk e kam.
Deklarata e Gjesti duket se ka lënduar Eglin, e cila u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ai po e trajtonte situatën. Tani mbetet për t’u parë nëse raporti mes tyre do të ftohet plotësisht apo do të ketë një tjetër kthesë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.