Të akuzuar për vrasjen e Edmond Papës/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim Andrea Bode dhe Albano Velo
- 8 January, 2024
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.
Mësohet se ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj i njohur si ‘Sanco’, gjatë një atentati me mine të telekomanduar.
Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Edmond Papa u vra në rrugën “Fadil Binaku” në Tiranë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ