Taylor Swift nisi turneun e saj të shumëpritur “Eras” në Arizona

 

Taylor Swift nisi turneun e saj të shumëpritur “Eras” në stadiumin ‘State Farm’ në Glendale, Arizona. Këngëtarja hapi shfaqjen e saj tre-orëshe me “Miss Americana & the Heartbreak Prince” dhe kaloi nëpër hitet e saj më të mëdha duke përfshirë: “Love Story”, “All Too Well” dhe “Blank Space” përpara se të mbyllte koncertin me “Karma”.

Page Six njoftoi lajmin në shtatorin e kaluar se 33-vjeçarja do të niste turneun në 2023. 12-herë fituesja e “Grammy”-t bëri turneun e fundit në vitin 2018 në mbështetje të albumit të saj “Reputation”.

Swift njoftoi turneun “Eras” në nëntor, duke e përshkruar atë si “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës së saj,e kaluara dhe e tashmja. Pjesa e turneut në ShBA përfundon me disa performanca në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, në fillim të gushtit.