Tavo mesazh ngushëllimi për Janullatos: Udhëtimi juaj drejt qiellit të përjetshëm qoftë i qetë dhe plot dritë!

Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Anastas Janullatos ka mbërritur edhe nga kryebashkiaku i Himarês, Vangjel Tavo.

Ky i fundit zhvilloi edhe një vizitë në spitalin grek, ku Kryepeshkopi 95-vjeçar ishte i shtruar.

Në mesazhin e tij, Tavo shkruan se “udhëtimi juaj drejt qiellit të përjetshëm qoftë i qetë dhe plot dritë”.

MESAZHI I PLOTË:

Shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për humbjen e një njeriu të madh e me shpirt të madh, Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Ai ishte një baba i besimit i ortodoksëve të Shqipërisë. Fjalët e tij do mbeten gjithmonë një balsam për të gjithë ne dhe forca e besimit të tij dhe mesazhet që na la mbeten gjithmonë përbashkuese.

Shembulli dhe përkushtimi i tij ishte e do mbeten të mëdha. Ishte viti 1992 kur Kryepeshkopi Janullatos filloi punën në Shqipëri. Tridhjetë e tre vjet më vonë, vendi i detyrohet atij një falenderim të madh për atë që ai ka ofruar, themeluar dhe restauruar. Por ai nuk kishte vetëm një punë të dukshme. Ai shërbente kryesisht në heshtje, si një shenjtor i kohëve moderne.

Ai zgjati dorën e ndihmesës jo vetëm ndaj bashkëqytetarëve tanë por edhe atyre në nevojë. Shërbimi, modestia dhe dashuria ishin shtyllat e jetës së tij.

Një njeri me shërbesë të pasur kishtare e shoqërore, me veprimtari ndërkombëtare ndër-kishtare, me vlerësime e nderime të rëndësishme dhe me shkrime të shumta dhe ndikuese. Nuk është rastësi që ai u nominua për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2000. Kryepeshkopi Anastas hyri e do mbetet në histori.

Pusho në paqe, Fortlumturia juaj.

Udhëtimi juaj drejt qiellit të përjetshëm qoftë i qetë dhe plot dritë.