Taulant Seferi nuk di të ndalet në Ukrainë, dopietë golash në fitoren e Vorskla

Taulant Seferi gjithnjë e më vendimtar për Vorskla.

Sulmuesi i larguar nga Superliga shqiptare në fillim të sezonit shënoi dopietë golash në fitoren 3-2 që skuadra e tij mori ndaj Metalist Kharkiv.

Një 90 minutësh i dominuar nga 11 metërshat, pasi u akorduan katër të tillë, tre për ekipin e Seferit dhe një për miqtë. Nga pika e bardhë e penalltisë u nis në të tre rastet sulmuesi shqiptar, por që vetëm dy prej tyre përfunduan në fundin e rrjetës.

Ekzekutime nga i njëjti krah për Seferin, që tashmë ngjitet në kuotën e 11 golave personal në vitin e parë në futbollin ukrainas. Performanca e mirë e sulmuesit nga Kumanova ka ndihmuar skuadrën që të jetë e qetë në mesin e tabelës dhe të synojë një vend në Kupat e Europës në fund të sezonit.