Taulant Balla në Veria: Prej më shumë se 30 vitesh kanë punësuar qindra e mijëra shqiptarë në sektorin e bujqësisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim në qytetin e Verias, në Greqi, me Kryetarin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, Christos Giannakakis.

Kjo shoqatë prej më shumë se 30 vitesh kanë punësuar shumë bashkëatdhetarë shqiptarë në sektorin e bujqësisë.

Gjatë takimit, Balla shprehu mirënjohjen e tij për mundësitë e punësimit që Unioni ka ofruar për shqiptarët, duke theksuar kontributin që bashkëkombësit tanë kanë dhënë në zhvillimin e sektorit bujqësor në Greqi.

“Dua të falënderoj shoqatën tuaj, sepse për të paktën 34 vitet e fundit janë me qindra e mijëra shqiptarë që kanë punuar në kooperativat tuaja”, tha Balla.

Ministri Balla vizitoi gjithashtu fabrikën e përpunimit “Venus,” ku pati rastin të takonte disa punonjës shqiptarë që kontribuojnë me përkushtim në sektorin e prodhimit bujqësor.

Kjo fabrikë është një nga objektet kryesore ku punëtorët shqiptarë kanë gjetur punësim të qëndrueshëm, duke sjellë gjithashtu përfitime për komunitetet lokale.

Gjatë vizitës së tij, Balla theksoi se partneritete të tilla ndihmojnë në krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke u shndërruar në modele suksesi për bashkëpunimin rajonal.