Tatimet publikojnë RROGAT! Ja sa paguhet një kamarier në jug
Administrata Tatimore ka publikuar një listë me paga orientuese për punonjësit në sektorin e turizmit dhe u bën thirrje bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.
Ky veprim është pjesë e planit për të rritur pagesat për sigurimet shoqërore, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e pensioneve në të ardhmen.
Administrata do të krahasojë pagat e deklaruara nga bizneset me pagat orientuese të vendosura për profesione të ndryshme si:
- Banakierë, kamarierë, kopshtarë – paga fillojnë nga 700 euro,
- Kryekuzhinierë, kuzhinierë, shefa pastiçerie – paga shkojnë deri në 1300–1400 euro.
Nëse një biznes deklaron pagë më të ulët se niveli orientues për një profesion të caktuar, do të konsiderohet me risk të lartë dhe do të përballet me kontrolle dhe hetime të thelluara.