Task Forca “zbarkon” në Velipojë, kontrolle ndaj subjekteve për abuzimet me ujin dhe detyrimet e prapambetura
Task Forca e shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër po zhvillon kontrolle në të gjitha subjektet në plazhin e Velipojës.
Këto kontrolle janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Task Forcën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit. Qëllimi kryesor është sensibilizimi i të gjithëve pronarëve të hoteleve dhe subjekteve të tjera në Velipojë në lidhje me mos shpërdorimin e ujit të pijshëm.
Alma Zenelhasani inspektore e Task Forcë pranë AKUK tha se këto kontrolle zhvillohen edhe për goditjen e paligjshmërisë për lidhjet e dyta apo edhe mbledhjen e debive për detyrimet e pashlyera ndër vite.
Alma Zenelhasani Inspektore e Task Forcë, AKUK
Inspektorja e Task Forcë ka edhe një apel për të gjitha subjektet që të hapin kontratat e reja në rast se nuk i kanë me qëllim formalizimin si dhe shmangien e masave administrative.
Alma Zenelhasani Inspektore e Task Forcë, AKUK
Task Forca e ujësjellësit Shkodër sëbashku me grupet e AKUK nga Tirana do të vijojnë këto kontrolle pa ndërprerje në të gjitha zonat turistike të qarkut Shkodër për një përdorim sa më të mirë të ujit si dhe ndalimin e të gjitha shkeljeve të mundshme në rrjetin e ujësjellësit.